E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Drejtori Enkel Joti i jep tenderin me 100% të Fondit Limit Kristaq Shuperkës!
Publik News

Drejtori Enkel Joti i jep tenderin me 100% të Fondit Limit Kristaq Shuperkës!

Vazhdon abuzimi me paratë publike nga vetë Ministria e Shëndetësisë dhe institucionet në varësi të saj. Këtë radhë behet fjalë për një tender të shpallur me fitues nga QSUT drejtuar nga Enkel Joti, ku në një tender me objekt: “Mirëmbajtje e pajisjes Akselerator Elekta/ose ekuivalent”, i është dhënë me 100% të Fondit Limit kompanisë “Linear Shpk” të Kristaq Shuperkës me vlerë 647 Milionë Lekë. Ky tender është klasifikuar me REFLAG për Mungesë Konkurrence pasi kompania e Shuperkës ka konkurruar me veten dhe është shpallur fituese nga spitali më i madh në vend.

1

Por rezulton se kjo kompani nuk ka vetëm një tender më flamur të kuq, gjë që e bën të ekspozuar për dyshime si e përfshirë në listën e kompanive klienteliste që kanë lidhje me drejtuesit e këtyre institucioneve shpërdoruese të parave publike. Nga 4 tendera të përfituar në fushën e Shëndetësisë, 3 i ka të shënuar me flamur të kuq. Vlera përfituese totale e tenderave të kësaj kompanie në këtë fushë është 1.6 Milard Lekë.

2

Rezulton se kjo kompani i ka të gjitha tenderat e përfituar nga QSUT pothuajse me 100% të Fondit Limit. Një tender i ngjashëm me këtë të fundit të fituar është edhe një i tillë i datës 20 Maj me të njëjtin objekt me vlerë të ngjashme me të fundit i cili është po ashtu i klasifikuar me REDFLAG.

3

Shuperka veçse zotërues me 100% i aksioneve të kompanisë që ka fituar tenderin, është edhe zotërues me 33.33% i kompanisë ALF shpk së bashku me dy ortakë të tjerë.

KRISTAQ SHUPERKA

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.