Drejtori i ARRSH-së zbulon kur do të hapet Tuneli i Llogarasë
Drejtori i ARRSH-së, Ervis Berberi
Drejtori i ARRSH, Ervis Berberi ka bërë me dije se punimet në tunelin e Llogarasë kanë ecur me ritme të shpejta.
Gjatë një interviste në emisionin “Goodmorning Albania”, Berberi është shprehur se tuneli do të hapet në qershorin e vitit të ardhshëm për automjetet.
“Në Llogara jemi duke ecur shumë mirë, më mirë se ç’ishte parashikuar pasi nuk ka probleme gjeologjike. Sezonin tjetër veror do jetë i hapur për trafikun, në qershor do jetë në funksion. Kemi ecur shumë mirë, tunelet janë duke u betonuar, po presim të hapet tuneli i emergjencës, është duke ecur pune me disa fronte. Por për të shkuar në jug, nisim që nga baj passi i Vlorës që ka mbaruar. Aksi Orikum-Dukat bëhet i aksesueshëm në fillim të korrikut”, tha kreu i ARRSH
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



