Drejtori i FRESH-it të Sarandës , emërohet drejtori i ri i KESH
Këshilli Mbikqyrës i Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare ka emëruar Erlind Sulon si drejtor të ri të përgjithshëm të KESH këtë të mërkurë para stafit të KESH duke zëvendësuar në këtë detyrë drejtorin e dorëhequr Ergys Verdho.
Erlind Sulo ka mbajtur postin e drejtorit të FRESH në Sarandë dhe më vonë është emëruar edhe drejtor i Parkut të Butrintit. Gjithashtu për një periudhë të shkurtër kohore ai ka qenë drejtor ekzekutiv i Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, ndërsa së fundmi ka mbajtur postin e këshilltarit në ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë.
Sipas profilit zyrtar në Linkedin, zoti Sulo është diplomuar në Universitetin Domenikan të Illinoisit për marrëdhënie ndërkombëtare.
Përveç njohjes së marrëdhënieve ndërkombëtare, në profilin e Linkedin zoti Sulo e quan veten edhe bloger, publicist politik, aktivist social dhe menaxher biznesi.

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



