E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Drejtori i KESH Ergys Verdho: Unë në shtëpi abazhurët me 10 drita i kam bërë me 2 drita
Publik News

Drejtori i KESH Ergys Verdho: Unë në shtëpi abazhurët me 10 drita i kam bërë me 2 drita

Ergys Verdho drejtori i KESH ka nisur talljen hashiqare me popullin ashtu si eprorja e tij Belinda Balluku.

Pasi kjo e fundit deklaroi se rrobat nuk duhet të lahen me më shumë se 30 gradë, Verdho ka rrëfyer eksperiencën e tij personale me kursimin e energjisë.

Ai thotë se ka në shtëpi ambazhurë me 10 drita dhe ka vendosur të kursejë duke lënë ndezur vetëm 2 prej tyre. “Kursimi nis nga vetja”,-deklaron Verdho.

Ndër të tjera Verdho thotë më shumë do paguajnë ata që e përdorin lavatriçen mbi 15 herë në muaj. Për të kursyer duhet mbushur plot dhe gradacioni duhet ulur.

“Unë në shtëpi kam dy ambazhurë me nga 10 drita i kam bërë me nga 2 drita. Ka filluar kursimi edhe te shpia, se fillon nga vetja. Fasha mbi 800 kv përmban një familje mbi normalen që ka elektroshtëpiake shumë.”,-tha ai.

Për të parë deklaratën e plotë, klikoni këtu.  / JOQ

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.