Ministri Balla jep detaje: Përveç drogës, është sekuestruar një sasi e konsiderueshme e armëve pa leje
Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka folur për mediat në lidhje me operacionin”Tempulli 2”.
Ai vlerësoi punën e policisë dhe tha se gjatë këtij operacioni janë sekuestruar edhe shumë armë pa leje.
Balla theksoi se sasia e lëndëve narkotike të sekuestruar gjatë megaoperacionit, është e konsiderueshme
“Dua të përgëzoj policinë që nën koordinimin e Drejtorit të Përgjithshëm dhe Departamentit kundër krimit, kemi arritur të realizojmë Tempullin 2, që ka disa suksese.
Dua të nënvizoj që ka qenë operacion në shkallë kombëtare.
Suksesi i parë lidhet me mosrrjedhjen e informacionit dhe numri i madh i urdhrave të ndalimit nga prokuroria janë zbatuar me sukses.
Sasia e lëndëve narkotike të sekuestruar është e konsiderueshme, siç është edhe numri i armëve pa leje”, tha mes të tjerash ai.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



