E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Drejtori i POSTËS harxhon 100 MLN  për t’i ndryshuar ambjetet ku rri vetë
Lajme

Drejtori i POSTËS harxhon 100 MLN për t’i ndryshuar ambjetet ku rri vetë

Drejtori i POSTËS, Ardit Demiri ashtu si dhe shumë kolegë të tij në administratën shtetërore vazhdon të bëjë “rrush e kumbulla” paratë publik të këtij vendi që quhet Shqipëri. Nën bekimin e Ramës, Ardit Demiri nuk lë rast tenderi pa kapur në mënyrë që të fusë sa më shumë lekë në xhepat e tij tashmë të fryrë e të stërmëdhenj.

Pasi vodhi mirë e mirë Postën Shqiptare me lloj-lloj tenderi, tashmë na del se Diti i Postës nuk qenka i kënaqur me ambjentet e zyrave ku rri dhe dëshëron t’i rikonceptojë. Për këtë i nevojiten rreth 100 milionë lekë të vjetra me TVSH të cilat natyrisht do t’i shpërdorojë nga buxheti i shtetit.

Bëhet fjalë për një procedurë prokurimi me objekt “Rikonceptim i ambjenteve të Drejtorisë së Përgjithshme dhe Rikonstruksion Filiali i Postës Tiranë (Shpërndarësia Tiranë)”, për një fond limit në vlerën 10,319,841 lekë të reja pa TVSH ose gati 120 milionë lekë të vjetra përfshirë TVSH.

Përtej faktit se do të bëjë rrush e kumbulla për një kapriço plot 100 milionë lekë të vjetra, Ardit Demiri ka lejuar që edhe vetë procedura e tenderit të jetë një maskaradë më vete. Kështu nga tetë firma pjesëmarrëse, dy nuk kanë ofruar fare vlerë.

Ndërsa dy të tjera kanë ofruar më pak sesa fituesi. Diti i Postës ka vendosur të shpallë si fitues bashkimin e kompanive ekonomik “SPEKTRI” në pronësi të Robert Yzeiraj dhe “JOGI” në pronësi të Josif Basha. Oferta e tyre është 7,999,846 lekë të reja pa TVSH ose rreth 100 milionë lekë të vjetra përfshirë TVSH.

I takon tashmë SPAK të hulumtojë nëse ka vend për hetim në këtë rast apo do të mbyllë përsëri sytë si në rastet e mëparshme.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.