Drejtuesi politik i Durrësit Edi Paloka sfidë Ramës: Vere emrin të 7 -ti të largohesh nga politika
Në njē sratus drejtuesi politik i opozitës Edi Paloka nisur nga deklarata e Ramës i ben një sfide të hapur : Verë veten tē 7-tin dhe te flakin qytetaret nje here e mire nga politika.
Statusi i plote i Edi Paloka:
Qarku i Durresit me sa duket do te kete kete here nje fat qe do ta fuse ne historine e pluralizmit ; ti jape jo vetem humbjen “rilindjes”, po te largoje nga politika vete te keqen, Edvin Ramen!
Sipas deklarimeve te Rames, ai do te renditet ne listen e deputeteve te “rilindjes” ne Durres jo i pari, por ne numrin limit qe ai pretendon te fitoje ne kete qark. Po sipas Rames , pretendimi baze i tij ne qarkun Durres eshte 8 mandate dhe ai maksimal 9 ! Pra sipas asaj qe deklaroi vete, Rama ne Durres do te renditet i 9-ti ose i 8-ti…! Do e sfidoja qe te renditej i 7-ti dhe t’ju jepte mundesine qytetareve durrsake ti shprehnin gjithe “dashurine” qe kane grumbulluar keto tete vite per te dhe “rilindjen” e tij.
Ne ‘91 , nje zone e Tiranes hyri ne histori sepse ne ate zone ( e zgjedhur posacerisht per Ramiz Aline, me qe atje ishte themeluar PKSH) nje inxhinier i panjohur deri ate dite, mundi Sekretarin e Pare te PPSH !
Ky fat i takon kete here Durresit, te hyje ne histori duke hedhur ne plehra te keqen me te madhe te politikes shqiptare ne keto 30 vjet!
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



