E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Drenovë/ Ligji i amnistisë, Lirohen 55 të dënuar nga burgu
Lajme

Drenovë/ Ligji i amnistisë, Lirohen 55 të dënuar nga burgu

Rreth orës 13:00 të paradites së sotme, nga IEVP Drenovë në bazë të ligjit të amnistisë, do të zbatohet lirimi i të dënuarve që përfitojnë nga ky ligj.

Mësohet se numri total i përfituesve është 55 të dënuar. Veprat penale që kanë prekur këta të dënuar janë “prodhim dhe shitje narkotikësh”, “vjedhje”, “dhunë në familje”, “dhënie ndihmë i kalimit të paligjshëm të kufirit”, “vrasje”, “armëmbajtje pa leje”, “trafikim i narkotikëve”.

Nga 140 të dënuar në total në burgu i Drenovës, 55 prej tyre përfituan amnistinë, pra lirimin pasi u ka ngelur deri në 1 vit e 6 muaj dënim i mbetur.

70 të dënuar të tjerë përfitojnë ulje dënimi prej 1 viti e 6 muaj nga dënimi i mbetur për të kryer në burg.

Në total, në rang vendi janë 3800 përfitues nga ligji për Amnistinë Penale

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.