Dridhje të pakontrolluar trupi, ja video që i shqetësoi të gjithë
Kancelarja gjermane, Angela Merkel, i ka shqetësuar të gjithë me shëndetin e saj.
Gjatë një takimi të ditës së sotme në Berlin me Frank-Walter Steinmeier, Merkel ka pasur dridhje të pakontrolluar të trupit.

Në një video të publikuar nga “The Sun”, vihet re se kancelarja gjermane përpiqet që ta kontrollojë veten duke shtrënguar duart, por e kishte të pamundur që ta ndalonte.
Më pas dikush i ofroi 64-vjeçares një gotë ujë, të cilën ajo refuzoi që ta pinte. Një orë më pas Merkel është shfaqur mirë në Parlament, dhe zëdhënësi i saj është shprehur se ajo është gati që të marrë pjesë në samitin e G20 në Japoni.
“Çdo gjë po ecën sipas planifikimeve. Kancelarja është mirë”, ka shtuar ai. Ndërkohë kjo nuk është hera e parë që i ndodh një gjë e tillë në publik.
Edhe gjatë takimit me presidentin e Ukrahinës në Berlin pak ditë më parë, Merkel kishte të njëjtën dridhje. Lidhur me këtë, Angela Merkel u shpreh se kjo gjë i kishte ardhur si pasojë e dehidratimit të trupit.
Por pavarësisht sqarimit të kancelares gjermane, kjo gjë ka ngjallur dyshimet se Merkel mund të jetë dukë vuajtur nga Parkinsoni, i cili shkakton dridhje të pakontrolluara trupi.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



