E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Drilon Rama fitues i  “Big Brother VIP Kosova 3”
Lajme

Drilon Rama fitues i “Big Brother VIP Kosova 3”

Drilon Rama është shpallur fituesi i edicionit të tretë të “Big Brother VIP Kosova”. Ai u zgjodh si më i votuari i këtij edicioni, duke marrë çmimin e madh.

Në fjalën e tij pas fitores, Driloni falënderoi publikun për mbështetjen e jashtëzakonshme dhe për mundësinë për të ndarë udhëtimin e tij me gjithë ndjekësit e “Big Brother VIP Kosova”. Ndërsa si finalistë të dytë dhe të tretë ishin Xheneta dhe Vullneti.

Pas javësh të tëra sfidash dhe përballjesh në shtëpinë e “Vëllait të Madh”, Driloni doli triumfues, duke fituar çmimin e madh të këtij spektakli. Gjatë qëndrimit në shtëpi, Driloni u shqua për temperamentin e tij të qetë dhe për aftësinë për të ruajtur ekuilibrin në situatat më të vështira. Ai tregoi një karakter të fortë dhe një qëndrueshmëri që e dalloi nga banorët e tjerë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.