E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Dritan Abazoviç tregon kush i sjell problemet në Malin e Zi
Bota

Dritan Abazoviç tregon kush i sjell problemet në Malin e Zi

abazovicDritan Abazoviç, kryetar i grupimit politik “Ura”, shqiptari ulqinak, vlerësohet si politikani që mban në duar fatin e qeverisë së ardhshme të Malit të Zi.

Por ai nuk e vlerëson qëllim të vetvete që të drejtojë qeverinë e re të Podgoricës. Në një intervistë për “News 24”, doktori i shkencave politike, thekson rëndësinë e një qeverie e cila duhet të mbajë kursin europian, pasi Mali i Zi nuk mund të ketë kurrsesi asnjë orientim tjetër.

 

Ai thotë prerë se problemet në Malin e Zi vijnë si pasojë e keqqeverisjes dhe korrupsionit. Edhe pakicat kombëtare gjatë gjithë viteve janë keqpërdorur nga Milo GJukanoviç.

Dritani thotë se është habitur kur ka dëgjuar se të tjerë kanë dyshuar përkatësinë e tij shqiptare. Askush nuk ka ecur në politikë vetëm prej emrit apo prapashtesës së tij.

Të gjithë atyre që nuk kanë hezituar të thonë se Dritan Abazoviç është pro-serb, u përgjigjet me shpërfillje.

Politikan i ri në moshë, por jo pa eksperiencë, Dritan Abazoviç vlerëson pozitive marrëveshjen Kosovë-Serbi, nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë.

Drejtuesi i grupimit politik “Ura” në intervistën për “News 24” thotë se të vetmit që kanë interes për destabilizim të Malit të Zi janë organizatat kriminale, pasi janë të frikësuar për humbjen e pasurive të tyre.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.