E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Dritan Leli heq dorë nga fuoristrada
Lajme

Dritan Leli heq dorë nga fuoristrada

Bashkia e Vlorës është tërhequr nga blerja e një automjeti luksoz me vlerë 66 milionë lekë të vjetra.  Me profesion mjek. Leli kërkonte makina të ishte me 0 kilometra, ndërsa të jetë prodhuar në vitet 2015 ose 2016. Gjithashtu, numri i dyerve të ishte 5, ndërsa të ketë 7 vende. Ngjyrën e makinës e preferonte të ishte gri, sediljet prej lekure, të kishte sistem navigacioni apo edhe xhama të erret origjinal. Leli e kërkonte automjetin me sensor parkimi para dhe pas, të kishte kamera të pasme, sedilje me ngrohje përpara dhe me rregullim elektrik.

Tpz.al ka mësuar se Bashkia e Vlorës ka anulluar procedurën e për blerjen e fuoristradës, ndërsa në Agjencinë e Prokurimit Publik thuhet se ishte hedhur gabim! Po si mund të jetë hedhur gabim një dokument për shpallje tenderi, ku kishte të gjitha specifikimet teknike. Madje, kishte vlerën, datën dhe orën kur do bëhej tenderi dje gjithçka tjetër.

Megjithatë, arsyeja e vërtetë e anulimit të procedurës është denoncimi i këtij tenderi i Tpz.al, e cila do të vijojë që të publikojë në ditët në vijim të gjitha tenderët e dyshimtë nga të gjitha institucionet publike.

Tpz.al mëson se Dritan Leli jeton në Tiranë, dhe ai do të përdorte këtë fuoristradë të re për udhëtimin e tij drejt Vlorës, ku dhe ushtron funksionin si kryebashkiak i këtij qyteti. Aktualisht, Leli lëviz me një fuoristradë të vitit 2009, i modelit Range Rover.

 

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.