E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Dritan Leli: Zgjedhjet duhet të mbahen më 30 qershor, opozita i ka të gjitha mundësitë për dialog
Politikë

Dritan Leli: Zgjedhjet duhet të mbahen më 30 qershor, opozita i ka të gjitha mundësitë për dialog

Kryetar i Bashkisë së Vlorës dhe kandidati i PS për një mandat të dytë, Dritan Leli thotë se zgjedhjet nuk duhet të shtyhen dhe i kërkon kryeministrit Rama që të mos dorëhiqet. 

Në një intervistë për gazetarin Roland Qafoku, kryebashkiaku i Vlorës thotë se zgjedhjet duhet të bëhen në 30 qershor dhe se opozita shqiptare ka të gjithë mundësitë, sipas tij, për të folur dhe për të mos e trajtuar pushtetmbajtësin si armikun e radhës. 

 Gazeta gjermane “Bild” ka publikuar ditët e fundit disa përgjime në të cilan janë implikuar disa zyrtarë shtetërorë mes tyre edhe krybashkiaku i Durrësit Vangjush Dako. Ju jeni vetë kryetar bashkie. Si do ndjeheshit ju nëse në atë telefonatë në vend të emrit Vangjush Dako të ishte Dritan Leli? A e ke venë veten në vend të Dakos?

Unë nuk mund të japë komentet e mia për gazetën “Bild” dhe shtypit gjerman. Në fund fare media është për këtë, të shkruajë, të gjejë, të arkivojë, të transmetojë çdo material që e mendon që është stradegji për të promovuar diçka apo të anashaklaur apo anatemuar diçka tjetër. Kur u qasa në politikë mendoja që politika ka hapësira të lira për individë që qasen idealisht në politikë. Dhe uën e kam bërë me dëshirën më të madhe. Kujtoj që katër vite më parë kur numëroheshin votat e mia në një nga zyrat e gjimnazit “Ali Demi” i kam thënë një komsioneri që mori një votë dhe e kaloi si padashje për një parti të vogël aleate.

Nga ai moment i hoqa të gjithë numëruesit dhe vendosa të tjerë. Ky është standarti im. Dhe kur në orët e vona të votimit katër vite më parë numëruesit do dilnin nga selia e PS unë nuk e dija se cili do ishte rezultati, pavarësisht se kisha një bindje të thellë se nga qasja që kisha nga qytetarët e Vlorës. Megjithatë u kërkova numëruesve të më jepnin votat që më dhanë qytetarët pa më dhënë asnjë votë që nuk e meritoja dhe pa hequr asnjë nga votat që kam merituar. Doja që fitorja të ishte më e pastërta gjë që mund të me jepnin qytetarët e Vlorës. Ky është standarti im.

Zoti Leli, a keni biseduar ndoënjehrë me ndonjë person të inkrimuar për votat?

Sigurisht që jo. Asnjëherë. Nëse persona me precedëntë penalë kanë komunikuar me mua këtë nuk e kam zgjedhur unë. Unë jam aty dhe në zyrën e kryebashkiakut mund të hyjnë të gjithë njerëzit. Unë nuk kam miq persona të inkriminuar. Por persona që mund të kenë rekorde kriminale që i shkruajnë një kryetari bashkie që i kërkojnë për punët që kanë lidhje me qytetin, kjo mund ti ndodhë gjithkujt. Unë nuk dua të gjykoj dhe paragjykoj marrëdhëniet me këtë histori por kjo është kostoja që duhet të paguash nga politika.

Cili është komenti juaj për situatën politike që po kalon vendi. Jemi në një krizë absurde ku nga jëra anë opozita ka hequr dorë nga mandatet dhe nuk futet në zgjedhje dhe nga ana tjeëtr mazhoranca po futet e vetme në zgjedhje duke na kujtuar zgjedhjet e  vitit 1987.

Unë që nga koha kur i jam futur poltiikës nuk kam harruar kurrë nga vij. Jam një qytetar që kuptoj se demokracia ka rregullat e veta që në momentin që shkelen apo cënohen në mënyrë të njëanshme kund të sjellin gjëra të papëlqyeshme për të gjithë. Kam biseduar këto ditë me shumë njerëz dhe ajo që dëgjoj është se janë prishur standarte e demokracisë.

Mendoj se zgjedhjet më 30 qershor duhet të bëhen. Absolutisht opozita shqiptare ka të gjithë mundësitë për të folur dhe për të mos e trajtuar pushtetmbajtësin si armikun e radhës. Unë nuk do doja që vendi të futej në logjikën e një krize ciklike që mund të risillte atipizmin e kësaj fushate elektorale.

A ju vlen që si PS do merrni 61 bashki?

Nuk flitet kështu. Sepse në fund fare sepse nuk ishte zgjedhje e Partisë Socialiste për të shkuar në votime të vetëm. Ishte zgjedhje e dikujt tjetër për të abandonuar zgjedhjet.

A duhet të japë dorëheqjen kryeministri Edi Rama në këtë situatë që është krijuar në Shqipëri? Kam parasysh që kryeministri i parë Ismail Qemali e dha dorqëheqjen?

Institucioni i dorëheqjes është institucion i vështirë në koncept për shqiptarët. Nuk mendoj se në sitautën që ndodhemi është ajo që duhet të ndodhë. Ajo që unë mendoj se duhet të ndodhë është respekti për demokracinë, për vlerat dhe mbi të gjithë për çdo gjë tjetër që ne jemi duke konsoliduar zorshëm dhe në një edukim të vështirë në këto 25 vjet.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.