Droga dhe paratë borxh, pse u ekzekutua 25-vjeçari në Vlorë?
Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me arrestimin e 39-vjeçarit, Bledar Selmanaj, i cili dyshohet se është autori i vrasjes së 25-vjeçarit Xhuljano Bullari në Vlorë.
Identifikimi i autorit është bërë përmes kamerave të sigurisë në Vlorë dhe deri në afërsi të vendit ku është gjetur viktima.
Mësohet se nga kamerat e sigurisë është parë viktima dhe autori në të njëjtën automjet duke udhëtuar së bashku.
Shkaqet e vrasjes ende nuk bëhen të ditura, por paraprakisht pistat ku po hetohet jane përplasjet për çështje droge dhe një shumë lekësh që viktima i kishte autorit.
Të dy kishin njohje dhe kanë udhëtuar se bashku nga Tirana në Vlorë. Ne momentin e parë autori nuk ka pranuar vrasjen, por thjesht ka deklaruar që kanë udhëtuar se bashku. Por arma e gjetur e groposur ne banesën e tij e implikon direkt ne vrasje
KUSH ËSHTË BLEDAR SELMANAJ
Bledar Selmanaj 39-vjeçari, i cili u arrestua në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, 9 vite me parë ra në prangat e policisë. Ai akuzohej si një grabitës serial në qytete të ndryshme të vendit. Ai grabiste ne banesa të ndryshme dhe me pas sendet e grabitura i shiste ne dyqane të ndryshme në qytete të vendit.
ARRESTIMI
“Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit në banesën e shtetasit Bledar Selmanaj, në lagjen “15 Tetori”, Vlorë, është gjetur e groposur në oborrin e banesës së tij, një armë zjarri pistoletë me një krehër me 9 fishekë, me të cilën dyshohet se 39-vjeçari ka kryer vrasjen. Po ashtu janë sekuestruar edhe disa veshje, të cilat dyshohen se janë përdorur nga autori gjatë vrasjes, si dhe 1 aparat celular.
Nga tërësia e veprimeve hetimore ka rezultuar se autori i dyshuar, shtetasi Bledar Selmanaj kishte njohje të mëparshme me viktimën, të cilin dyshohet se e ka vrarë për motive të dobëta, me armë zjarri, mbrëmjen e datës 20.08.2021”, tha Policia.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



