E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Drogë dhe armë në Greqi, 6 shqiptarë përfundojnë në pranga
Lajme

Drogë dhe armë në Greqi, 6 shqiptarë përfundojnë në pranga

Një operacion i gjerë antidrogë është zhvilluar në Greqi nga Policia greke në bashkëpunim me forcat speciale EKAM, ku është zbuluar një sasi shumë e madhe droge si dhe një arsenal armësh. Siç shkruan BalkanWeb, në kuadër të këtij operacioni janë arrestuar 6 shtetas shqiptarë, mes tyre edhe gra dhe një 73-vjeçare.

Sipas të dhënave zyrtare, grupi kriminal kishte organizuar kultivimin e kanabisit në territorin grek, ndërkohë që merrej edhe me shpërndarjen e kokainës dhe lëndëve të tjera narkotike sintetike. Operacioni u zhvillua në zona të ndryshme të Athinës dhe Arkadias, ku u goditën disa baza të aktivitetit të paligjshëm.

Shkruan BalkanWeb, se në krye të këtij grupi qëndronte 39-vjeçari Fatjon Prendi, ndërsa nënkryetar i tij ishte 36-vjeçari Elson Ndreca. Në cilësinë e bashkëpunëtorëve u arrestuan edhe:

35-vjeçarja Brisejda Cami,

73-vjeçarja Pashke Gega,

35-vjeçarja Zoje Ndoj,
të cilat ishin përgjegjëse për ruajtjen dhe magazinimin e drogës, parave, celularëve si dhe për transportin e kreut të grupit.

Gjithashtu, në pranga ra edhe 50-vjeçari Arben Mashi, të cilit iu gjet një thikë me vete, ndërsa rezultoi se jetonte në mënyrë të paligjshme në Greqi. Ai ka precedentë të mëparshëm penalë për drogë, armë dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale, shkruan më tej BalkanWeb.

Sasia e sekuestruar dhe armët

Nga operacioni u sekuestruan:

1 ton e 161 kg kanabis,

1640 rrënjë kanabisi,

4.3 gram kokainë,

3.5 gram ketaminë,

10 gram kristal methamfetaminë (MDMA),

9 tableta ekstazi,
me një vlerë të parashikuar në treg prej rreth 8 milionë euro.

Gjithashtu, u sekuestruan:

2 pistoleta,

1 kallashnikov,

1 granatë,

134 fishekë,

1 thikë,

4 peshore elektronike,

3 automjete,

17 celularë,

shuma të ndryshme parash në valuta të ndryshme, përfshirë 12.250 euro false.

Sipas burimeve policore të cituara nga BalkanWeb, Fatjon Prendi ka qenë më parë nën masën e detyrimit për paraqitje në Greqi, pasi rezulton me precedentë penalë për tentativë vrasjeje dhe grabitje në bashkëpunim.

Ky operacion tregon edhe një herë seriozitetin e autoriteteve greke për të goditur rrjetet e trafikut ndërkombëtar të drogës, në të cilat, siç raporton BalkanWeb, shtetasit shqiptarë vazhdojnë të kenë rol aktiv dhe drejtues.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.