Drogë dhe armë, zbulohet identiteti i të arrestuarve shqiptarë në Greqi
Policia ka shkatërruar një grup shqiptaro-grek, e cila trafikonte drogë si dhe posedonte armë të paligjshme.
Mediat greke kanë bërë publike ditën e sotme emrat dhe fotot e të arrestuarve, ku mes tyre janë edhe 4 shqiptarë.
Të arrestuarit shqiptarë nga policia greke janë: Renado Hodallari 27 vjeç, Spartak Zene 31 vjeç, Fatjon Habibaj 33 vjeç, Devis Nikolli 24 vjeç, të cilët bashkë me 3 grekë e ushtronin aktivitetin e tyre në zonën e Atikës.
Në krye të këtij grupi ishte shqiptari Renado Hodallari, ndërsa edhe shqiptarët e tjerë kishin rol të rëndësishëm në këtë grup.
Ata përdornin disa banesa të marrë me qira për të shpërndarë drogë, ndërsa ditën e arrestimit atyre u është sekuestruar 105 kilogram kanabis dhe 12 mijë euro
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



