E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Dua Lipa uron shqiptarët për 110-vjetorin e Pavarësisë
Publik News

Dua Lipa uron shqiptarët për 110-vjetorin e Pavarësisë

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa ka uruar të gjithë shqiptarët për 110-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë.

Gjatë koncertit madhështor në sheshin “Skënderbej” në Tiranë, Dua ftoi të gjithë të pranishmit të festojnë së bashku festën e Pavarësisë, ndërsa i falenderoi të gjithë për suportin që i kanë dhënë.

Ajo u shpreh se nga Tirana mbyll turneun e saj, ndërsa qytetarët e shumtë kanë sfiduar të ftohtin për të ndjekur koncertin e saj.

“Faleminderit shumë, urime 110 vjetorit të pavarësisë. Faleminderit për suportin, për energjinë që po na jepni sot. Kjo është nata e fundit e turneut, këtu sot përfundojmë në Tiranë me ju. Faleminderit shumë që jeni këtu”, u shpreh Dua Lipa.

Ndërkohë gjatë performancës, Dua Lipa përshëndeti te gjithë duke bere edhe simbolin e shqiponjës.

Po ashtu artistja në disa momente shfaqet me flamurin shqiptar, te cilin e merr dhe mbështjell trupin.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.