E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Dua të më konsideroni si mikun tuaj”/ Balla takon efektivët e policisë rrugore
Lajme

“Dua të më konsideroni si mikun tuaj”/ Balla takon efektivët e policisë rrugore

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, ka zhvilluar mëngjesin e sotëm një takim me disa efektivë të Komisariatit të Qarkullimit Rrugor në Tiranë.

Balla ka vlerësuar rolin dhe kontributin e kësaj strukture në sigurinë rrugore dhe ka vënë në pah punën e efektivëve në këto ditë me temperatura të larta dhe sprovuese.

Ndër të tjera, ministri u shpreh se në mesin e uniformave blu mund të konsiderohet si një mik i tyre dhe jo si një ministër.

Në këtë takim ishin të pranishëm edhe Kreu i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku dhe Drejtori i Policisë Tiranë, Tonin Vocaj.

“Njësia e Policisë Rrugore të Tiranës, ndër më të mirat. Dua t’ju përgëzoj pasi edhe në temperatura 40 gradë ju ishit në krye të detyrës. Bashkë do takohemi shpesh pasi unë jam nga ata që zgjohen shpejt. Dua të më konsideroni si mikun tuaj pasi roli im është t’ju mbështes ju. E kam thënë dhe më parë që mes jush dhe kujtdo tjetër që do ndërhyjë, unë jam për ju. Gjej rastin të kujtoj se na duhen domosdoshmërisht që ndryshimet e fundit të Kodit Rrugor të zbatohen. Kemi një numër të rritur aksidentesh dhe kjo nuk vjen për faj të Policisë Rrugore, por ne duhet të rrisim intensitetet e kontrolleve për më tepër siguri.”- tha Balla.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.