E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Duhet t’i  vrasim  të gjithë armenët:UEFA përjashton  përjetë drejtorin e skudrës azere
Publik News

Duhet t’i vrasim të gjithë armenët:UEFA përjashton përjetë drejtorin e skudrës azere

Ne duhet t’i vrasim të gjithë armenët, fëmijë, gra dhe të moshuar. Ne kemi nevojë për t’i vrarë ata pa dallim. Pa keqardhje, pa dhembshuri”.

Pas këtij postimi në rrjetet sociale sponsori teknik i skuadrës azere “Adidas” ndërpreu menjëherë kontratën me ta.

“Është e rëndësishme të theksohet se këto pikëpamje individuale nuk përputhen me opinionin tonë për sa i përket kësaj çështjeje. Ne kemi marrë një vendim për t’i dhënë fund marrëdhënies sonë me klubin azer”, deklaroi Tomazo Saroni, zyrtar i Adidas.

Postimit të Ibrahimovit nuk i ka shpëtuar dhe UEFA ku ka marrë vendmin nga Organi i Kontrollit, Etikës dhe Disiplinës se zyrtari i klubit azer është përjashtuar përjetë nga çdo aktivitet që ka të bëjë me futbollin duke i bërë të ditur FIFA-s që ky vendim të hyjë në fuqi në çdo vend të botës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.