E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Duka: Dënimi i Skënderbeut është i përjetshëm, UEFA e bëri shembull!
Sport

Duka: Dënimi i Skënderbeut është i përjetshëm, UEFA e bëri shembull!

Pak ditë më parë, Armand Duka u zgjodh anëtar i Komitetit Ekzekutiv në UEFA dhe në media u përfol se ishte ndër të parët që miratoi dënimin e UEFA-s të dhënë për Skënderbeun, duke e përjashtuar për 10 vite nga çdo kompeticion Europian.

Në një intervistë për ‘A2 News’, Duka e ka hedhur poshtë këtë lajm që qarkullon prej ditësh duke nënvizuar se dënimi i Skënderbeut është i paprecedent dhe se vetë ai nuk do të ishte kurrë dakord me një dënim të tillë që e konsideron si një dënim të përjetshëm dhe jo 10-vjeçar.

“Dënimi i Skënderbeut është i paprecedent, nuk ka ndodhur asnjëherë. Nuk do isha dakord me një dënim të tillë, pasi dënimi është i përjetshëm nëse e zbërthen tamam. Mendoj që nuk është rasti më i keq, por është bërë për t’u marrë shembull”, u shpreh Duka.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.