E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Duka:  Opozita të dalë me listë të përbashkët
Publik News

Duka: Opozita të dalë me listë të përbashkët

“Këto zgjedhje nuk kanë mbaruar“, tha Matt Morgan , këshilltari i përgjithshëm i fushatës, në një deklaratë. “Projeksioni i rremë i Joe Biden si fitues bazohet në rezultatet në katër shtete që janë larg rezultatit përfundimtar”, shkruan “The Guardian”.

Në realitet, Biden ka fituar 264 vota elektoral me një numër të konsiderueshëm votash në shumë shtete.

“Ka pasur shumë parregullsi në Pensilvani, duke përfshirë faktin që zyrtarët e zgjedhjeve parandaluan vëzhguesit tanë ligjorë vullnetarë që të kenë qasje kuptimplotë në vendet e numërimit të votave”, tha Morgan.

Në të vërtetë shkruan “The Guardian” nuk ka asnjë provë të mashtrimit në asnjë shtet dhe këshilltarët e Trump u lejuan të vëzhgonin procesin e numërimit të votave në Pensilvani.

“Më në fund, Presidenti është në rrugën e duhur për të fituar Arizonën plotësisht, përkundër ‘thirrjes’ së papërgjegjshme dhe të gabuar të shtetit për Biden, nga Fox Neës dhe Associated Press“, tha Morgan, ndërsa shtoi: “Biden po mbështetet në këto shtete për pretendimin e tij të rremë se do marrë Shtëpinë e Bardhë, por sapo zgjedhjet të jenë përfundimtare, Presidenti Trump do të rizgjidhet.”

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.