E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Dule flet  për median greke SKY: Rama kërkon të emërojë një kryebashkiak të ri
Lajme

Dule flet për median greke SKY: Rama kërkon të emërojë një kryebashkiak të ri

Deklaratat e kryeministrit Edi Rama, I cili  paralajmëroi  largimin e Jorgo  Goros nga posti I kryebashkiakut të Himarës dhe  doreheqja e këtij të fundit,  kanë  shkaktuar polemika në median greke. Në një intervistë për median greke Sky, kryetari I Partisë Bashkimi për të drejtat e njeriut, Vangjel  Dule, deklaroi se  përmes kësaj lëvizje kryeministri Edi Rama kërkon të imponojë një kryebashkiak të përkohshëm, megjithëse kushtetuta nuk parashikon një zgjidhje të  tillë.

Sajtet e lajmeve në Shqipëri prej dy-tre orësh flasin për dorëheqjen e kryebashkiakut humbës në zgjedhjet e 14 majit, zoti Goro, i cili ka dorëzuar mbrëmë dorëheqjen në prefektin e qarkut. Po i hapet rruga zbatimit të planit të Ramës, që nuk është gjë tjetër veçse emërimi i një kryetari të ri bashkie, një zgjidhje që nuk legalizohet as nga Kushtetuta e Shqipërisë.

Më tej, Sky shkruan se qendrimit të Ramës i ka paraprirë vendimi i gjykatës speciale shqiptare për të refuzuar kërkesën e Fredis Beleri për të marrë disa orë leje nga burgu dhe për të shkuar i shoqëruar nga policët në Himare për t’u betuar një kryebashkiak të ri. Prej javësh, greqia ka bolluar procesin e negociatave të  Shqipërisë e BE-në, duke e kushtëzuar rrugën eanëtrësimit të Shqipërisë në union, me kërkesën për të lejuar  Fredi Belerin, të bëjë betimimin si kryebashkiak I zgjedhur I himarës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.