E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Dumani  përmendi dhëndrin e vëllait të ish-ministrit Naço
Lajme

Dumani përmendi dhëndrin e vëllait të ish-ministrit Naço

Rrëfimi i Nuredin Dumanit për lirimin e parakohshëm nga burgu është nën verifikim nga SPAK.

Kartela e Dumanit është tërhequr prej burgjeve dhe aty tregohet se Nuredin Dumani la qelinë si një i shpallur fajtor, dënuar  me tre vjet kusht, mbasi një grup mjekësh ligjore shkruan  për të që kishte probleme të rënda  shëndetësore.

Por SPAK nuk e ka sekuestruar ende vendimin e dënimit të bashkëpunëtorit të drejtësisë, Në seancën ku  Dumani u dënua  në 2014, gjyqtari tregon se i akuzuari mungon  mbasi ishte i shtruar në qendrën spitalore në sallën e reanimacionit për shkak të problemeve kardiake.

Ky detaj I fiksuar në shkresa u përmend nga bashkëpunëtori i drejtësisë  një ditë më parë ku dinamikën se si një grup njerëzish në burgje dhe në mjekësinë ligjore bashkëvepruan dhe për këtë u paguan 40 mijë euro përmes avokatit të tij, së paku kështu pretendon i penduari.

Duke konstatuar fiktivisht se i burgosuri kishte vetëm tre muaj jetë , ata i dhanë pasaportën e lirisë . Mes personave  që e ndihmuan Nuredin Dumani veçoi një mjek, i cili sipas të penduarit ishte dhëndri i vëllait të ish ministrit të drejtësisë së kohës Nasip Naco. Ky i fundit reagoi menjëherë duke ftuar  organet e drejtësisë të kryejnë një hetim të thelluar  për rastin

Në vendimin e zbardhur thuhet se Nuredin Dumani, 38 vjeç, nën akuzë për heqje të paligjshme të lirisë qëndroi në paraburgim vetëm gjashtë muaj për llogari të hetimeve ku ishte nën akuzë edhe i vëllai Dashnor Dumani dhe shtetasja Klajda Baho.

Në datën 7 maj 2014 , një akt ekspertizë e mjekëve ligjore tregonte se Dumani ishte në gjendje të pa stabilizuar për tu mbajtur në paraburgim dhe se vuante nga insuficienca kardiake. Nuredin Dumani ishte arrestuar për rrëmbimin e Bledar Ketës , i cili u morr me forcë dhe u dërgua në Shijak përpara një noteri ku dhe firmosi  kontratën për shitjen e një makine.

Të enjten Dumani do të vijojë sërish me rrëfimin e tij, për llogari të procesit ku akuzohen veç tij edhe 14 të tjerë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.