E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Durrës, 16 vjeçari ther të riun
Lajme

Durrës, 16 vjeçari ther të riun

Policia e Durrësit ka arrestuar këtë të martë një adoleshent, i cili ka plagosur për motive të dobëta një 21 vjeçar.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 16 në qytet, ku 16 vjeçari me inicialet S.S ka goditur me thikë shtetasin 21 vjeçar me inicialet A.K.

Aktualisht i riu i plagosur ndodhet në spitalin e Tiranës nën kujdesin e mjekëve.

NJOFTIMI:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin:

• S.S. 16 vjeç, banues në Durrës.

Shtetasi i mësipërm, më datë  23.01.2018,  rreth orës 10:30  në lagjen Nr.16, Durrës, pas një konflikti për motive të dobëta ka plagosur me thikë shtetasin A.K. 21 vjeç, banues në Durrës.

Shtetasi i dëmtuar ndodhet në Spitalin Ushtarak Tiranë nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale mjetin prerës(thikë).

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale

“Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve të ftohta” parashikuar në nenet  88/1 dhe 279  të Kodit Penal.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.