Durrës/ Arrestohet 30-vjeçari që tentoi t’i vidhte çantën turistit nën kërcënimin e thikës
Një 20-vjeçar ka tentuar t’i vjedhë çantën një turisti italian mbrëmjen e së premtes, në Durrës.
Ngjarja është regjistruar në një rrugë në lagjen nr. 13.
Duke përfituar nga errësira, i riu i është afruar me motor turistit dhe ka tentuar të vjedhë çantën nën kërcënimin e thikës.
Megjithatë, përpjekjet e tij nuk kanë pasur sukses, pasi italiani është larguar me makinë.
Pas denoncimit të turistit, blutë kanë arrestuar autorin e dyshuar, shtetasit A. D., banues në Bulqizë dhe rezident në Itali.
Ndërkohë, materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës për veprime të mëtejshme.

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



