Durrës/ Benzi” merr flakë në ecje
Një automjet tip “Mercedes Benz” është përfshirë nga flakët në qendër të qytetit të Durrësit në mëngjesin e kësaj të enjteje.
Informacionet paraprake bëjnë me dije se mjeti ka qenë në ecje në momentin e incidentit. Ngjarja ka ndodhur saktësisht në rrugën përbri sheshit “Liria”, ku ndodhet dhe qendra administrative e Durrësit.
Drejtuesi i mjetit ka zbritur me shpejtësi nga automjeti, ndërsa mbërritja e zjarrfikësve ka vënë nën kontroll zjarrin dhe ka shmangur djegien e plotë të mjetit. Shkaqet e rënies së zjarrit nuk dihen ende, por dyshohet për ndonjë defekt teknik.


Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco


