E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Durrës/ Dhoma e Avokatisë bojkoton të gjitha seancat gjyqësore
Lajme

Durrës/ Dhoma e Avokatisë bojkoton të gjitha seancat gjyqësore

Pas ezaurimit të gjitha mundësive për zgjidhjen e problemit së lënies së Avokatëve jashtë ambienteve të Gjykatës Shkallës Parë Juridiksioni i Përgjithshëm Dunës, si dhe mbledhjes së jashtëzakonshme të antarëve të Dhomës së Avokatisë Durrës, Kryesisë së Dhomës dhe Komitetit Drejtues, Dhoma e Avokatisë Durrës ka marrë vendimin për të bojkotuar të gjitha seancat gjyqësore civile dhe penale.

Fillimisht bojkoti do të zgjasë deri në datën 7 qershor.

“Të nderuar,

Pas ezaurimit të gjitha mundësive për zgjidhjen e problemit së lënies së Avokatëve jashtë ambienteve të Gjykatës Shkallës Parë Juridiksioni i Përgjithshëm Dunës, si dhe mbledhjes së jashtëzakonshme të antarëve të Dhomës së Avokatisë Durrës, Kryesisë së Dhomës dhe Komitetit Drejtues, Dhoma e Avokatisë Durrës ka marrë vendimin për:

‘…Bojkotimin e të gjitha seancave gjyqësore civile dhe penale’.

Përjashtim nga ka ky bojkotim bëjnë pjesë vetëm seancat gjyqësore për masat e sigurimit, zëvednësimin dhe shuarjen e tyre. Ky vendim ka efekt për datat 03.06.2024-07.06.2024, periudhë gjatë ose pas së cilës dhoma do të dal me një vendim të ri.

Sqarojmë se të gjithë avokatët të cilët do të rezultojnë se kanë marrë pjesë në seancat gjyqësore për të cilat me këtë vendim është bërë bojkotimi i tyre, Komiteti i Disiplinës do filloj procedim administrativ ndaj tyre.

DHOMA VENDORE E AVOKATISË DURRËS

KRYETAR

Av. Lorval PETANI”, thuhet në njoftim.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.