E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Durrës: Ekzekutimi i 38-vjeçarit tek shinat dhe lidhja e tij me ‘Arapin’ e Sukthit
Lajme

Durrës: Ekzekutimi i 38-vjeçarit tek shinat dhe lidhja e tij me ‘Arapin’ e Sukthit

38-vjeçari që mbeti i vrarë mbrëmë pasi u qëllua me armë zjarri nuk ishte i vetëm në momentin kur ndodhi atentati. Ngjarja në fjalë ndodhi në Katund, Sukth të Durrësit, pak pas mesnate. Vijtima  është qëlluar me armë nga atentatorët Fatjon Dervishi ishte duke drejtuar makinën, ndërsa shoqërohej nga një shoku i tij, i cili nuk është prekur nga plumbat.

Sipas dëshmisë së këtij të fundit rezulton se ata kishin qenë në një lokal dhe po ktheheshin për në shtëpi kur janë goditur.

“Ishim në një lokal dhe po ktheheshim në shtëpi kur na qëlluan”, -ka deklaruar në polici shoku i viktimës.

I afërmi i viktimës i njohur si “Arapi” rezulton me precedentë kriminal në trafikun e lëndëve narkotike dhe i skeduar për vrasje;  në vitin 1991 është akuzuar për vrasjen e A. Çyrbjes.

Policia e Durrësit njoftoi pas mesnate se “në fshatin Katund, në Sukth, tek shinat e trenit, nga persona ende të paidentifikuar është qëlluar me armë zjarri Fation Dervishi, 38 vjeç. I plagosuri u transportua menjëherë në spital për ndihmë mjekësore, por si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital.

Shërbimet e Policisë me marrjen e njoftimit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje. Në ndihmë të Policisë vendore janë nisur dy grupe të FNSH nga Tirana.

Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe në bashkëpunim me Prokurorin vijon veprimet për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të ngjarjes, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve. Ndërkohë shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës.”

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.