E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
DURRËS/ Gjendet e pajetë një grua në plazh
Lajme

DURRËS/ Gjendet e pajetë një grua në plazh

Është gjetur në plazhin e Durrësit, trupi i pajetë i një gruaje ende të paidentifikuar.

Mësohet se kufoma është pikasur nga një kalimtar i rastit në zonën e sektorit Iliria.

Trupi i saj është dërguar në morgun e spitalit të Durrësit për autopsinë.

Ndërkohë, policia po punon për të identifikuar gruan që u gjend e mbytur.

Sipas Policisë, deri tani nuk ka asnjë denoncim për persona të zhdukur apo për të humbur, me tiparet e gruas që u gjet e vdekur mesditën e sotme.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.