Durrës/ Në pranga tutorët edhe një vajzë pë prostitucion
Operacioni policor i koduar “Flower”, i cili synonte goditjen e veprimtarisë së kundërligjshme në fushën e prostitucionit, ka finalizuar pas 4 muajsh hetime. Blutë e Durrësit kanë njoftuar se gjatë këtij operacioni kanë arrestuar katër persona.
Shtetasit me inicialet B.K., 25 vjeç, banues në Fier, Xh.K., 30 vjeç, banues në Kavajë, si dhe shtetase L.T. janë arrestuar për veprat penale “Ushtrimi i prostitucionit” dhe “Shfrytëzimi i prostitucionit”, të kryera në bashkëpunim. Dy të rinjtë, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, shfrytëzonin shtetasen L.T., duke i siguruar klientë dhe hotele në Durrës, Kavajë, Lushnje dhe Fier, për të cilat merrnin pagesa që varionin nga 80-150 euro.
Shtetasit gjithashtu siguronin automjetet me të cilat transportonin shtetasen dhe merrnin personat që kishte kontaktuar ajo, për të ushtruar prostitucionin në ambiente të ndryshme në qytetet e përmendura.
Gjatë kontrollit fizik të shtetases L.T., u gjet një sasi dyshuese e kokainës, e cila u sekuestrua si provë materiale.
Në kuadër të operacionit, u arrestua edhe shtetasi E.Z., 24 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”. Shtetasit V.T. dhe M.V. u shpallën në kërkim për veprat penale “Ushtrimi i prostitucionit” dhe “Shfrytëzimi i prostitucionit”, të kryera në bashkëpunim.
Gjatë operacionit, u sekuestruan 5 celularë, 300,000 lekë, 200 euro dhe një automjet tip “Ford Fiesta” si prova materiale.
Materialet procedurale do të dërgohen në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës për hetime të mëtejshme. Ky operacion synon luftën kundër veprimtarisë kriminale në fushën e prostitucionit dhe përbën një hap të rëndësishëm në zbatimin e ligjit dhe forcimin e rendit publik.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



