E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Durrës/Posedonte municion luftarak, vinte baste në  celular, prangoset  49-vjeçari
Lajme

Durrës/Posedonte municion luftarak, vinte baste në celular, prangoset 49-vjeçari

Policia e Durrësit ka vënë në pranga një 49-vjeçar, i cili posedonte municion luftarak.

Gjatë operacionit, u sekuestruan 773 fishekë dhe celulari i atë arrestuarit.

Po ashtu mësohet se i arrestuar vendoste edhe baste online.

Njoftimi i policisë:

Durrës

Posedonte municion luftarak, pa leje, dhe vinte baste sportive, me celular, arrestohet 49-vjeçari.

Sekuestrohen 773 fishekë luftarak dhe celulari i të arrestuarit.

Nga kontrollet në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, të kryera me mbështetjen e inteligjencës policore, me qëllim goditjen e paligjshmërive, në çdo formë të shfaqjes së tyre, shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës konstatuan se shtetasi Y. A. posedonte në ambientet e banesës së tij, në lagjen nr. 10, qindra fishekë luftarak, pa leje.

Gjithashtu, nga verifikimet u konstatua se ky shtetas kishte në celular, faqe online aktive, të cilat i përdorte për të vënë baste sportive.

Në përfundim të veprimeve procedurale, u vu në pranga shtetasi Y. A., 49 vjeç, si dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 773 fishekë luftarak dhe celulari i 49-vjeçarit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.