E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Durrës/ Shpërthim me lëndë plasëse në një dyqan rrobash
Publik News

Durrës/ Shpërthim me lëndë plasëse në një dyqan rrobash

Shpërthim me lënde plasëse në një dyqan rrobash në Durrës. Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit në lagjen nr. 7.

Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se lënda plasëse ishte vendosur në qepenin e një butiku në pronësi të shtetases me inicialet J. K.

Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

NJOFTIMI I POLICISE
Në orët e para të mëngjesit, në lagjen nr. 7, Durrës, në qepenin e një butiku në pronësi të shtetases J. K., ka shpërthyer një sasi e vogël, e dyshuar lënde plasëse. Për pasojë, janë shkaktuar dëme të vogla materiale.

Në ambientet e Komisariatit të Policisë Durrës janë shoqëruar disa shtetas dhe vijon puna intensive nga grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.