E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Durrës, turisti gjendet i vdekur në motorin e ujit
Flash

Durrës, turisti gjendet i vdekur në motorin e ujit

Një turist i huaj ka humbur jetën dhe një i dytë është gjetur në situatë kritike nga Policia Kufitare, gjatë një patrullimi rastësor në ujërat detare shqiptare ditën e sotme.

Policisë bën me dije se ka transportuar dy shtetas të huaj, nga të cilët një ka humbur jetën, i seksit mashkull dhe personi tjetër u mor nga ambulanca në gjendje shoku.

Personat nuk kishin mjete identifikuese, teksa kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Sipas informacioneve nga porti, rezulton se sot teksa patrullonte në det, një skaf i kufirit ka hasur një motor uji me dy persona sipër.

Mjetit i ishte fikur motori dhe besohet se dy personat kanë vuajtur hipoterminë e mundshme në det të hapur (i ftohti dhe uji). Nuk dihet se për sa orë kanë qëndruar në det të hapur dy personat, për të cilët po punohet edhe për identifikimin.

Skafi i kufirit ka bërë transportimin e tyre në port te kalata zero. Ndërkohë teksa mbërriti autoambulanca, fatkeqësisht njëri prej tyre ndërroi jetë, kurse tjetri u dërgua në spital në gjendje të rëndë.

Për rastin është ngritur edhe grupi hetimor, teksa priten rezultatet e ekspertimit mjeko-ligjor dhe dëshmitë nga i mbijetuari.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.