E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Durrës/ U vra nga djali, publikohet FOTO e viktimës dhe autorit
Lajme

Durrës/ U vra nga djali, publikohet FOTO e viktimës dhe autorit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Durrës, ku djali ka vrarë babain dhe ka fshehur krimin duke e hedhur në pus.

Viktima është Enver Balla, 62-vjeç, i cili u vra nga i biri, Esmeral Balla.

Ngjarja e rëndë dyshohet se ka ndodhur 20 ditë më parë në Shënavlash të Durrësit, por u zbulua vetëm këtë të mërkurë.

62 vjeçari ka humbur kontaktet prej 13 gushtit. Pasi e ka qëlluar me armë zjarri, dhe e ka hedhur në pus, djali ka kallëzuar në polici se ka humbur kontaktet me të atin.

Bëhet e ditur se është gjetur trupi dhe arma e krimit. Shkak dyshohet të jetë bërë një çështje parash.

Durrës/ Pamje të shtëpisë ku ndodhi krimi dhe foto e djalit të akuzuar për vrasjen e babait

Shënavlashi i Durrësit është tronditur nga një tjetër ngjarje e rëndë, ku djali vrau babanë. Esmerald Balla dyshohet se ka vrarë babanë, pas një mosmarrëveshje për çështje parash. Trupi i pajetë i babait është gjetur pas 20 ditësh nga policia, ndërsa autori u arrestua.

Sot policia e Durrësit njoftoi se djali që dyshohet të jetë dhe autori, banues në fshatin Shënavlash, ka kallëzuar në polici se më datë 13 gusht është larguar nga banesa babai i tij, shtetasi E. B., 62 vjeç.

Esmerald Balla ishte në kërkim, pasi ka vrarë babanë e tij, të cilin më pas e ka denoncuar të humbur.

Është dashur një punë hetimore e policisë, për të zbërthyer ngjarjen.

Njoftimi paraprak i policisë/ Durrës

Në Komisariatin e Policisë Durrës ka kallëzuar shtetasi E. B., banues në fshatin Shënavlash, se më datë 13.08.2024, është larguar nga banesa, babai i tij, shtetasi E. B., 62 vjeç.

Vijon puna për gjetjen e 62-vjeçarit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.