E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Dy Administratorë të Inceneratorit të Tiranës Shpallen në Kërkim Ndërkombëtar: Zbulohet rrjeti i kompanive Guackë në Holandë
Lajme

Dy Administratorë të Inceneratorit të Tiranës Shpallen në Kërkim Ndërkombëtar: Zbulohet rrjeti i kompanive Guackë në Holandë

 

Në një zhvillim të rëndësishëm që ka tronditur skenën e korrupsionit në Shqipëri, dy administratorët kryesorë të kompanisë guackë të inceneratorit të Tiranës janë shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Michael Peter Druijts, i lindur në vitin 1981 dhe banues në Holandë, së bashku me Marc Richard Lappat, i lindur në vitin 1976, po ashtu banues në Holandë, janë në ndjekje nga drejtësia shqiptare, SPAK-u, dhe Interpoli.

Të dy këta shtetas mbulonin veprimet e kompanisë “GeoGenix”, e cila më parë njihej si “Integrated Energy BV”, dhe janë pjesë e grupit të tretë të personave të shpallur në kërkim për skandalin e inceneratorëve. Në një e-mail  i dërguar më 14 mars 2022, Michael Druijts i drejtohej një bashkëpunëtori me pseudonimin “Limon Mango” dhe përfshinte në dijeni Marc Lappat. Email-i konfirmonte marrëdhënien e tyre të afërt me Mirel Mërtirin dhe administratorin e ri të kompanisë, Herman Daniel Vermeulen.

Ky zhvillim vjen pas disa urdhër-arresteve të lëshuara nga SPAK disa javë më parë, të cilat synojnë të çmontojnë rrjetin e korrupsionit që ka përfshirë projekte të mëdha infrastrukturore në Shqipëri. Ndërkohë, dokumentet e publikuara hedhin dritë mbi trurin e këtij skandali dhe lidhjet e thella të këtyre individëve me eksponentë të njohur të aferës së inceneratorëve, siç janë Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto.

Hetimet vazhdojnë, ndërsa autoritetet shqiptare dhe ndërkombëtare intensifikojnë përpjekjet për të vënë para drejtësisë personat përgjegjës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.