E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Dy aksidete në Korçë dhe Poçem
Lajme

Dy aksidete në Korçë dhe Poçem

Raportohet një aksident në aksin nacional Korçë-Bilisht, i cili ka ndodhur mëngjesin e sotëm në kryqëzimin e fshatit Plasë. Në aksident janë përfshirë dy mjete që po udhëtonin në drejtime të kundërta.

Nga përplasja e dy mjeteve, janë regjistruar dëme të konsiderueshme materiale, por fatmirësisht, raportohet se nuk ka patur dëme në njerëz. Të dyja mjetet që janë përfshirë në këtë ngjarje janë me targa greke.

Policia është pranë vendngjarjes për të hetuar dhe zbardhur shkaqet e aksidentit. Gjatë këtij procesi, do të bëhet një analizë e hollësishme për të kuptuar se çfarë ka ndodhur saktësisht dhe pse ka ndodhur kjo përplasje.

***

Aksident në Mallakastër.

Ngjarja ndodhi rreth orës 05:15, në fshatin Poçem. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se shtetasi me inicialet K. M., 35 vjeç, banues në Tiranë, duke drejtuar automjetin tip “BMW”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Si pasojë e daljes nga rruga, është dëmtuar drejtuesi i automjetit dhe pasagjeri, shtetasi E. M., 38 vjeç, banues në Tiranë, të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.