Dy amerikanë të shtruar në QSUT me malarie
Lidhur me shqetësimin e ngritur nga mediat se katër shtetas amerikanë të prekur nga sëmundja infektive e malaries, kanë hyrë në territorin shqiptar është konfirmuar se për dy prej tyre analizat kanë dalë pozitive.
Të rinjtë u paraqitën për ndihmë mjekësore në gjendje të rëndë, me temperaturë të lartë, ethe dhe diarre.
Sipas mjekëve të Shërbimit Infektiv në QSUT, gjendja shëndetësore e dy pacienteve paraqitet e mirë dhe jashtë rrezikut për jetën. Bluzat e bardha thonë se nuk ka vend për panik, pasi sëmundja infektive nuk transmetohet nga njeriu tek njeriu, por përmes pickimit nga mushkonja, kur kjo e fundit ka pickuar një person që mbart sëmundjen infektive.
Sëmundja tropikale u shfaq për herë të fundit në vendin tonë para 4 vitesh, kur 18 persona rezultuan pozitiv.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



