Dy futbollistët që synojnë kuvendin në listat e opozitës
Lista e kandidatëve për deputetë të propozuar nga Partia Demokratike dhe që ka marrë aprovimin e bazës së selisë blu, do të ketë në përbërje dy ish-futbollistë të njohur.
Demokratët dhanë pëlqimin për kandidaturën e Gentjan Muçës, ish-kapitenit të skuadrës së Tiranës, i cili tani e tutje do të përfshihet në politikën aktive. Ndërkohë që emri i dytë, është ai ish-futbollistit të Kombëtares, Andi Lila.
Gentjan Muça ka ardhur si propozim i Degës nr.8 të Partisë Demokratike të kryeqytetit. Ai dy ditë më parë ka marrë konfirmimin e anëtarësisë dhe ka kaluar filtrin e parë për të qenë në listën e demokratëve që do votohen më 25 prill 2021.
Ndërkohë që Andi Lila, aktualisht kryetari i Sindikatës së Futbollistëve Profesionist, ka qenë si propozim i bazës së demokratëve të qytetit të Kavajës.
Edhe Lila është konfirmuar nga anëtarësia e demokratëve, duke bërë që edhe ky i fundit të jetë në garë për t’u përfshirë në listën finale të kryeqytetit, e cila do votohet në zgjedhjet e 25 prillit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



