E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Dy inspektorët e Kamzës mbeten në burg
Publik News

Dy inspektorët e Kamzës mbeten në burg

Dy inspektorët janë vënë nën akuzë për korrupsion. Nga hetimet e kryera nga SPAK, ka rezultuar se në rastet kur ata dilnin në terren, kërkonin ryshfet kur konstatonin ndërtime të paligjshme nga subjektet.

Dy inspektorët nuk kanë folur para Gjykatës, por, sipas SPAK, dyshohet se shuma që ata merrnin nga subjektet varionte në 1 deri në 3 mijë euro. Ndërkohë, nga hetimet e Prokurorisë së Posaçme nuk figuronin persona të tjerë deri më tani të implikuar. Mësohet se ka qenë denoncimi i një qytetari që ka vënë në lëvizje strukturat shtetërore deri në arrestimin e dy inspektorëve.

Pas kërkesës së Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsioni dhe Krimit të Organizuar, Nikolli dhe Baçi janë lënë nga GJKKO në masën e sigurisë “Arrest në burg”. Në bashkëpunim me njëri-tjetrin pasi konstatonin qytetarë duke kryer ndërtime pa leje, ata u kanë kërkonin para në këmbim të mosndëshkimit.

HETIMET DHE VENDIMI

Nga hetimet e kryera nga Policia Gjyqësore në Policinë e Shtetit nën drejtimin e Prokurorisë së Posaçme, janë dokumentuar raste të veprimeve korruptive dhe të veprimeve në kundërshtim me ligjin, të shtetasve Dritan Nikolli, me detyrë Kryeinspektor i Inspektoratit Vendor të Mbrojtjes së Territorit, Bashkia Kamzë dhe të shtetasit Ermal Baci, me detyrë inspektor pranë këtij institucioni.

Shtetasit Dritan Nikolli dhe Ermal Baci, për shkak të funksionit të tyre, kanë lejuar ndërtime pa lejë në territorin e Bashkisë Kamzë, kundrejt përfitimit të parregullt si dhe në disa raste të tjera të evidentuara nuk kanë përmbushur detyrën e tyre për të konstatuar dhe proceduar për ndërtimet pa leje, megjithëse kanë pasur dijeni për kryerjen e ndërtimeve pa leje për disa shtetas. Pas kërkesës së Prokurorisë së Posaçme, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka vendosur caktimin e masës së sigurimit personal “Arrest me burg” ndaj shtetasve Dritan Nikolli dhe Ermal Baci, të dyshuar për kryerjen e veprave penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorimi i detyrës”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.