E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Dy ish-deputetët e PS, mbeten  në ‘arrest shtëpie’
Lajme

Dy ish-deputetët e PS, mbeten në ‘arrest shtëpie’

Gjykata për Krime të Rënda ka lene sot ne fuqi masën arrest shtëpia për ish-deputetet e PS-se Arben Ndoka dhe Arben Çuko.

 

 

Vendimi eshte marre ne seancen e sotme, nderkohe qe jashte salles ne nje deklarate per mediat, ish deputeti Arben Ndoka e ka quajtur te padrejte vendimin, duke thene se ai nuk eshte i perfshire ne asnje rast per falsifikimin e pronave.

“Përgjimet dalin nga motra ime, numri i së cilës duhet të ketë qenë në përgjim, ose vëllai im. I kam kërkuar përmes avokatëve, prokurorisë, të më vihen në dispozicion përgjimet. Kërkojë që të bëhen publike përgjimet dhe të tregojnë realitetin tim jo atë për të cilin unë akuzohem sot”- ka thene ai, duke akuzuar prokurorine, e cila sipas tij “nuk dihet se lojen e kujt po luan”.

***

Kujtojme se Gjykata e Apelit për Krime të Rënda e kishte ndryshuar pak kohe pas arrestimit, masën e sigurisë duke caktuar “Arrest shtëpie” për ish-drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve, Arben Çukon, i akuzuar për “korrupsion”, pasi dyshohet se ka marrë një shumë parash e një automjet për transferimin e një të dënuari.

Gjithashtu, edhe për ish-deputetin socialist Arben Ndoka, i cili dyshohet se është përfshirë në tjetërsimin e pronave në Lezhë, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, u vendos “Arrest shtëpie”.

HETIMI

Sipas dosjes së Prokurorisë, dy nga anëtarët e grupit të Shijakut, Sajmir Gjepali dhe shtetasi H. Hoxha, i cili ka qenë i dënuar më parë në Turqi si i akuzuar për trafik heroine, ka pasur komunikime me biznesmenin nga Tirana për laboratorin e drogës në Has.

Prokuroria ka dokumentuar një takim mes biznesmenit Admir Hoxha me dy shtetasit turq Nedjet Cesuroglu allias Lavdërim Limani dhe Iskender Sale në hotelin e tij në Rinas, si dhe me shtetasin nga Kosova, Xhemal Shala. Këta dy persona nga Turqia, sipas Prokurorisë, kanë sjellë lëndën e parë për ta kthyer në heroinë.

Admir Hoxha, nga vëzhgimet në terren, rezulton se është personi që kishte përgatitur ambientin e kthyer në laborator për prodhimin e lëndës narkotike në bashkëpunim me persona ende të paidentifikuar. Nga provat e mbledhura në laborator, krahas lëndës së parë, ka rezultuar se ishte prodhuar 182.5 kg drogë.

ARRESTIMI i ARBEN NDOKËS

Ish-deputeti socialist Arben Ndoka akuzohet për falsifikim të dokumenteve, vulave, stampave ose formularëve, shpërdorimi i tokës në kuadër të një grupi kriminal, të përfshirë në tjetërsim tokash në zonën bregdetare në Qarkun e Lezhës. Sipas burimeve nga grupi hetimor, Ndoka së bashku me disa zyrtarë të tjerë në Lezhë kanë ndikuar në tjetërsimin e pronave te “Rana e Hedhun” dhe në Kune nga ranishte në tokë arë dhe më pas i kalonin te të afërmit e tyre.

Ndërkohë në kuadër të operacionit “Hipoteka” sërish për tjetërsim pronash u arrestuan edhe disa zyrtarë të tjerë në Lezhë.

Burimet thanë se gjatë përgjimeve të një grupi kriminal ka dalë emri i Arben Ndokës, i cili më pas është vendosur në përgjim duke zbuluar aferën që solli arrestimin e tij nga Policia pas urdhrit të Prokurorisë. Ish-deputeti ishte në përgjim prej disa muajsh për këtë çështje. Dosja e tjetërsimit të pronave kishte nisur të hetohej nga prokurori Anton Martini, por pas transferimit të tij kaloi te Besim Hajdarmataj.

Ndërkohë që me transferimin e këtij të fundit në Pogradec, hetimet po i drejton prokurori Vladimir Mara, në Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Në shtator të vitit 2015, Arben Ndoka dorëzoi mandatin e deputetit, pasi u prek nga ligji i dekriminalizimit, sepse kishte një dënim në Itali.

Bashkë me ish-deputetin socialist, forcat speciale RENEA shoqëruan edhe disa të afërm e miq të tij, për të cilët nuk është marrë ndonjë vendim nëse do të ndalohen apo jo. Burimet thanë se ata janë shoqëruar për t’u marrë në pyetje si persona që kanë dijeni për ngjarjen. Ndërkohë, hetimet vazhdojnë për persona të tjerë të përfshirë në tjetërsimin e pronave.

HETIMI DHE ARRESTIMI I ARBEN ÇUKOS

Çuko dyshohet se është i përfshirë në korrupsion pasiv gjatë kohës që ushtronte detyrën e drejtorit të Burgjeve. Urdhërarresti u ekzekutua sot pasdite dhe aktualisht Çuko është i ndaluar në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Tiranës”, njoftoi dje zyrtarisht Policia.

Burime nga Prokuroria thanë se arrestimi i Çukos është kërkuar pas një hetimi disamujor, pasi dyshohet se kundrejt lejeve që jepte për të burgosurit merrte para në formë ryshfeti.

Sipas informacioneve të para, Çuko është zbuluar nga përgjimet e një grupi të përfshirë në trafik droge. Në një rast kur po përgjohej një nga anëtarët e grupit kriminal të trafikut të drogës ka dalë emri i Çukos, ku diskutohej se ai jepte leje për të burgosurit kundrejt pagesave.

Një nga rastet e dokumentuara nga ana e Prokurorisë, me incidien edhe të Ministrisë së Drejtësisë, dyshohet se Arben Çuko ka përfituar para dhe një automjet për transferimin e një të dënuari. Bëhet fjalë për të dënuarin Olsi Karagjozi, i arrestuar në janar të vitit 2013 dhe i dënuar me 14 vjet e 8 muaj burg.

Në kohën kur ky person u arrestua, Policia shprehej se ai ishte paguar për 5 vrasje, të cilat kishin dështuar. Megjithatë, ai u dënua vetëm për një ngjarje që iu provua, kur plagosi dy persona.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.