Dy makina përplasen në Lezhë dy të plagosur
Dy automjete janë përplasur në afërsi të vendit të quajtur “Lapidari” në hyrje të Shëngjinit.Si pasojë e përplasjes kanë mbetur të plagosur dy persona, që ishin pasagjerë në automjete.
Nuk ka ende informacione mbi shkaqet dhe rrethanat se si ka ndodhur aksidenti.
Policia dhe grupi hetimor janë në vendngjarje, për të zbardhur këtë ngjarje.
Sjellim në vëmendje që disa aksidente kanë ndodhur përgjatë kësaj jave në disa akse të vendit, disa me pasoja në jetë njerëzore.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



