Dy persona grabisin një dyqan në Roskovec, flet pronarja: Kishin një send që dukej si armë, morën çnatën dhe disa bizhuteri
Dy persona kanë grabitur nën kërcënimin e armës ditën e sotme një dyqan në Roskovec.
Siç thotë pronarja e dyqanit e cila ka folur për mediat, ata kishin me vete një send që dukej si armë zjarri. Sipas saj, ata morën një çantë me sende personale dhe disa bizhuteri.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po këqyr kamerat për të bërë të mundur identifikimin e personave të përfshirë. Gjithashtu autoritetet po krehin zonën me shpresën që të kapin autorët e grabitjes.
Njoftimi:
Rreth orës 14:35, shtetasja D.V, ka njoftuar se në dyqanin e saj me artikuj të ndryshëm në qytetin e Roskovecit, dy persona të pa identifikuar, dyshohet se nën kërcënimin e një sendi në dukje armë zjarri, i kanë marrë një çantë me sendet e saj personale dhe disa bizhuteri që ishin mbi banak dhe janë larguar.
Policia me marrjen e njoftimit ka mbërritur në vendngjarje, ka rrethuar zonën dhe po vijon krehjen e zonës për kapjen e autorëve. Grupi hetimor vijon me këqyrjen e kamerave dhe sekuestrimin e provave që do të çojnë në identifikimin e autorëve dhe kapjen e tyre.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



