E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Dy persona të maskuar vendosën tritolin te makina e kreut të PD-së
Flash

Dy persona të maskuar vendosën tritolin te makina e kreut të PD-së

Një atentat me tritol është regjistruar mëngjesin e kësaj të marte në Vaun e Dejës. Objektiv ka qenë kreu i Partisë Demokratike në degën e Vaut të Dejës, Benard Ndreca, i cili sapo kishte hipur në mjet dhe ndodhej me nënën e tij.

Si pasojë e shpërthimit, për fat nuk ka pasur të lënduar.

Ndërkohë policia ka sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë. Në pamje duken dy persona që vendosin lëndën eksplozive në makinën e Ndrecës.

Autorët kanë hyrë brenda rrethimit të banesës së Ndrecës për të vendosur lëndën plasëse. Personat kanë qenë të maskuar në momentin kur kanë hyrë brenda rrethimit.

Ndreca ka deklaruar në polici se nuk ka asnjë konflikt.

Ngjarja e rëndë është regjistruar rreth orës 07:10 në fshatin Paçam pranë banesës së Ndrecës. Sasia e tritolit u vu në pjesën e përparme të makinës ndërsa shpërthimi ka ndodhur në momentin që Benard Ndreca ka hipur në mjetin e tij tip ‘Audi’.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.