Dy Ramazanët e Ramës
Kryeministri thotë me të drejtë që qytetaret nuk kanë pse të paguajnë asnjë lek per ata që kanë zaptuar tokë me interes publik, ku kalojnë objekte të rendesisë së vecantë si rrugë, monumente apo shkolla. Ka gjithashtu të drejtë kur i ben thirrje Ramazanit te Unaza të hape rrugen.
Por Ramazani i Unazes nuk eshtë i vetmi që ka zaptuar tokë me interes publik. Ka ca Ramazanë të tjerë që kanë berë të njejten gjë, jo per të ndertuar shtepi, por perbindesha 20 katesh. Vetem se keta kanë zaptuar me ligj.
Nga vetem 100 metra distance, tek Rruga e Elbasanit, janë dy perbindesha të tille. Në mes të rruges dhe mbi trotuar. Nese neser do dalë nevoja per të zgjeruar rrugen atje do paguajnë qytetaret kokerr më kokerr.
Tani ose rruga e Elbasanit nuk perben interes publik si kjo e Unazes ose per kryeministrin ka dy Ramazanë. Ca të pafuqishem që i shkel me kembë dhe ca të tjerë që u shkel syrin. Pikerisht kjo e dyta eshte arsyeja se pse qeveria nuk ka moral të zbatojë ligjin atje tek Unaza. Dhe ne paguajmë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



