Dy zyrtarë të lartë të BE dhe SHBA vizitojnë sot Kosovën! Ja agjenda e takimeve
Dy zyrtarë të lartë të BE dhe SHBA do të vizitojnë sot Kosovën, Miroslav Lajçak dhe Matthew Palmer.

Lajçak gjithashtu do të takohet me komunitetin ndërkombëtar në Kosovë dhe do t’u drejtohet shefave të Misioneve të BE-së.
Të dërguarit special të BE-së Miroslav Lajçak do t’i bashkohet zëvendës ndihmës sekretari i Shtetit në Byronë e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike me përgjegjësi për Ballkanin Perëndimor dhe Egjeun, njëherësh përfaqësues special për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer. Ata së bashku do t’iu drejtohen mediave të martën, më 1 qershor, në orën 10:45, në zyrën e BE-së.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



