E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Dylqinja e Tironës, Kalorësit të menderosur: Ah, tortyrat e frikës tate prej protestave o i vrerosuri im!
Publik News

Dylqinja e Tironës, Kalorësit të menderosur: Ah, tortyrat e frikës tate prej protestave o i vrerosuri im!

Fort i ndrituri Kalorës i fytyrës së menderosur!  Jam e jotja Dylqinjë e Tironës që po të shkruaj nga Xibraka. Leshlëshuar e mallpërvëluar nga “malli” me fuçi boliviane, jam tu i fut një poezi me vizë të gjatë, anës Shkumbinit e palarë, pranë Laboratorit e pandarë.

E mësuar me qederet e paprera të gjermonve n’dogana, por e pazonja për të përball tortyrën e vuajtjes tate dhe frikës tate prej protestave, po çirrem ekraneve për qashtërsinë e llumit e llucës sonë, o zemërplagosuri i organizatës sonë.

Po Xibraka është e bardhë si shkaba në fushë të zezë, siç e ka thanë …. harrova…., siç e do Rilindja jonë e përdalë e jo kot më kot si këto që i bëjnë filma, o i mallosuri im! Na ka pjell lekë të bardha për vota të zeza o i vrerosuri im! E nxirre kamën prej millit me e nda mirë mallin si me vizore.

Me Bild-in mos u merr se i fus një tymosje e ricitoj për qef unë. Në daç të më ndihësh, jam e jotja deri në blerjen e votës së fundit, në mos, po bëj si të dojë qefi, vetëm pushtetin mos na e dorëzo se e kemi ble e kemi vesh me të bardha o dhjaksi ynë trim!

Jotja gjer në karrike, Dylqinja e Tironës, dora vetë!

(Letër e Dylqinjës së Tironës nga Xibraka.- Nga Luçiano Boçi.)

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.