E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Dyshimet për tradhti, i preu kokën gruas  prindërit e vajzës e falin! (VIDEO)
Bota

Dyshimet për tradhti, i preu kokën gruas prindërit e vajzës e falin! (VIDEO)

Iraniani theri me thikë 17-vjeçaren në Iran dhe shëtit i lumtur me kokën e saj në duar

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Iran në shkurt të vitit të kaluar, ku një burrë i preu kokën gruas së tij dhe më pas është shfaqur teksa shëtiste më kokën e saj nëpër rrugë.

Lajmin e bënë të ditur mediat e huaja, të cilat thonë se ai u dënua me 8 vite burg për krimin e kryer.

Viktima ishte vetëm 17-vjeç dhe emri i saj ishte Mona Heydari. Në vrasjen e saj mori pjesë edhe kunati i saj, i cili e akuzoi për tradhti bashkëshortore, në Ahvaz, kryeqyteti i provincës Khuzestan në Iranin jugperëndimor.

Videoja që u shpërnda në rrjetet sociale, tregon burrin duke ecur në rrugë dhe duke buzëqeshur, teksa mban kokën e gruas së vrarë në duar, ka shkaktuar tronditje dhe zemërim në Iran.

Sot, gjykatësi, Massoud Setagyesi, u tha gazetarëve se prindërit e Monës e kishin “falur” vrasësin e saj Sazad Heydarnaëa.

“Burri u dënua me shtatë vjet e gjysmë burg për vrasje me dashje të një gruaje myslimane dhe me tetë muaj për abuzim. I akuzuari nuk ka të drejtë të kundërshtojë dënimin dhe vendimi është i formës së prerë”, tha ai.

“I pandehuri i dytë, Heydar Heydarnava, u dënua me 45 muaj burg për bashkëpunim në vrasje”, vuri në dukje Setagyesi.

Sipas mediave iraniane, Mona ishte 12 vjeçe kur u martua me bashkëshortin dhe kishin një fëmijë 3 vjeç.

Gjithashtu mësohet se 17-vjeçarja kishte ikur në Turqi për t’i shpëtuar abuzimit të të shoqit, por të afërmit e saj e detyruan të kthehej në Iran.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.