E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Dyshimet/ Zbardhen detaje të reja nga vrasja e Edmond Sulës
Lajme

Dyshimet/ Zbardhen detaje të reja nga vrasja e Edmond Sulës

Zbardhen detaje të reja lidhur me vrasjen e Edmond (Ali) Sulës, ngjarje e ndodhur në Bërxullë të Vorës, ku hetuesit po fokusohen te pista e një atentati të mirëorganizuar.

Sipas burimeve nga grupi hetimor, dyshimet e para janë se ekzekutimi është kryer nga një vrasës me pagesë, bazuar në mënyrën e planifikuar të sulmit dhe faktin që autori ka vepruar i vetëm në momentin e qëllimit.

Nga të dhënat paraprake rezulton se autori e ka pritur 50-vjeçarin deri në momentin kur ai ka zbritur nga automjeti dhe po hynte në banesën e tij në Bërxullë. Në atë çast, ai është qëlluar me një plumb në kokë, duke humbur jetën në vend.

Pamjet e kamerave të sigurisë kanë fiksuar autorin teksa largohet në këmbë nga vendi i ngjarjes. Më pas, dyshohet se ai është ndihmuar nga persona të tjerë, të cilët e kanë marrë me automjet për t’u larguar.

Edmond Sula ishte një person i njohur për Policinë e Shtetit, pasi në të kaluarën ishte proceduar për disa vepra penale, përfshirë rrahje, grabitje dhe konflikte të ndryshme.

Aktualisht, pista kryesore e hetimit lidhet me çështje pronësie. Sula merrej me shitblerjen e pronave dhe hetuesit po verifikojnë konfliktet e mundshme që mund të kenë lindur nga kjo veprimtari.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.