E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Dyshohet se ‘porositi’ vrasjen e Stivenit  Toshkesit, shpallet  në kërkim djali i Admir Muratajt
Lajme

Dyshohet se ‘porositi’ vrasjen e Stivenit Toshkesit, shpallet në kërkim djali i Admir Muratajt

Arbër Murataj është shpallur në kërkim në lidhje me vrasjen e Stiven Toshkesit. A i po kërkohet për t’u pyetur nëse ka ose jo dijeni për vrasjen e 20-vjeçarit.

Arbëri, është djali i Admir Muratajt, grabitësit që mbeti i vrarë në grabitjen spektakolare në Rinas, ku u vodhën para nga një avion.

Që ditën e vrasjes së Stiven Toshkësit, nga Axel Hoxha dhe Ensi Maze, policia ka ushtruar kontrolle në banesën e Arbër Muratajt, por nuk e ka gjetur atë. Murataj është kushëri me Hoxhaj dhe konflikti ka nisur për vajzën, që Murataj kishte të dashur, por së fundmi ajo ishte në lidhje me vitkimën.

Hoxha dyshohet se ka marrë porosi nga Murataj për ta dhunuar Toshkësit, por ngjarja ka degraduar në përdorimin e thikës.

Ndërkohë, mbrëmjen e djeshme, gjatë kontrollit të banesës është gjetur kushëriri i tij bashkë me një sasi hashashi. Ai e ka marrë përsipër si përdorues dhe është arrestuar. Për djalin e Muratajt nuk ka urdhër arresti nga prokuroria.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.