E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
E akuzuan për shantazh me foto fëmije, reagon deputetja e PS-së
Lajme

E akuzuan për shantazh me foto fëmije, reagon deputetja e PS-së

Ditët e fundit kanë qarkulluar në rrjet lajme që pretendojnë se deputetja e Partisë Socialiste, Zamira Sinaj, ka ushtruar shantazh ndaj një qytetari, duke përdorur një fotografi të fëmijës së tij gjatë një aktiviteti sportiv, pas një komunikimi në rrjetet sociale.

Përmes një reagimi publik, Sinaj i ka hedhur poshtë në mënyrë kategorike këto pretendime, duke i cilësuar si pjesë e një fushate të organizuar për të dëmtuar imazhin e saj.

Ajo thekson se as ajo dhe as stafi i saj nuk kanë ushtruar presion ndaj askujt dhe se akuzat janë tërësisht të pavërteta. Sipas saj, reagimet nga ana e stafit kanë ardhur vetëm si përgjigje ndaj mesazheve të përsëritura me përmbajtje fyese dhe gjuhë të papranueshme.

Sinaj e konsideron interpretimin e këtyre komunikimeve si “presion” një manipulim të qëllimshëm të realitetit. Ajo paralajmëron se çdo person i përfshirë në krijimin dhe shpërndarjen e këtyre pretendimeve do të përballet me pasojat ligjore për fyerje, intimidim dhe cenim të imazhit.

Në deklaratën e saj, deputetja dënon gjithashtu gjuhën e urrejtjes dhe sulmet personale, veçanërisht kur ato drejtohen ndaj një gruaje dhe nëne. Ajo thekson se përhapja e fyerjeve dhe deformimi i së vërtetës nuk duhet të normalizohet dhe se çdo individ duhet të mbajë përgjegjësi morale dhe ligjore për veprimet e tij.

Reagimi i plotë:

Në orët e fundit është ndërmarrë një fushatë e mirëkoordinuar në rrjetet sociale, e bazuar në ofendime, linçim publik dhe manipulim të qëllimshëm të komunikimeve të nxjerra nga konteksti.

Dua ta bëj të qartë për këdo: as unë dhe as stafi im nuk kemi ushtruar asnjë lloj presioni ndaj askujt. Këto akuza janë të pavërteta dhe të sajuara për qëllime diskreditimi.

Stafi im ka kthyer përgjigje vetëm ndaj sjelljeve të përsëritura, agresive dhe të papranueshme, me një gjuhë fyese dhe rrugaçërore. Çdo tentativë për ta paraqitur këtë si “presion” është një manipulim i pastër i realitetit. Kushdo që ka kontribuar në krijimin dhe përhapjen e kësaj situate do të përballet me organet e drejtësisë për fyerje, intimidim dhe cenim imazhi.

Është e papranueshme që të normalizohet fyerja, sulmi dhe gjuha e urrejtjes ndaj një gruaje e nëne , dhe më pas të shtrembërohet e vërteta për të justifikuar sjellje të tilla. Çdokush që zgjedh këtë rrugë duhet të mbajë përgjegjësi morale e ligjore për shembullin që jep.

Akuzat se shantazhoi protestuesin me foton e djalit duke luajtur basketboll,

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.